E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha mbledh ish-të përndjekurit: Misioni ynë, të garantojmë demokracinë në vend

Kreu i PD, Lulzim Basha zgjodhi 30-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktaktorit Enver Hoxha për të prezantuar programin e tij për ish-të përndjekurit.

 

Reklamë

Lideri i opozitës deklaroi se lufta për demokracinë duhet të bëhet me pasion e përkushtim. Sipas tij, qeveria socialiste gjatë këtyre tetë viteve e ka çuar vendin vetëm mbrapa.

 

Reklamë

Sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb, është dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Në emër të progresit. Në emër të së ardhmes. Por beteja për demokraci sot vazhdon dhe është më e fortë se kurrë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot. Ndaj, apeli i parë i imi sot është se na duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri, të luftojmë me të njëjtin përkushtim dhe angazhim për të cituar presidentin Biden në fjalën e tij të djeshme, në Samitin Virtual të Sigurisë në Mynih, sepse demokracia është diçka për të cilën duhet luftuar çdo ditë. Misioni i Partisë Demokratike, misioni ynë është të garantojmë demokracinë në Shqipëri dhe të ecim përpara në këtë proces. As edhe një hap pas, por po kështu mos të tolerojmë hapa pas. Fatkeqësisht realiteti i 8 viteve është realiteti i kthimit pas në të gjitha proceset demokratike për shkak dhe prej Edi Ramës.”

 

Basha shtoi se e vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë është që PD të fitojë zgjedhjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë