Lulzim Basha shpërndau në tëitter qendrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore.

Sipas liderit të opozitës, kush minon garancitë pë zgjedhjet, nuk do zgjedhje demokratike.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”

Kreu i PD mbajti këtë qendrim, pas bllokimit të punës në tryezën e Këshilliut Politik për reformen zgjedhore si pasojë e mosmarreveshjes mes palëve për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *