Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i kurseu as këtë të hënë akuzat e sulmet për qeverinë. Ai tha në “Tëitter” se korrupsioni i lejuar nga qeveria po pengon invesitorët e huaj të vijnë në Shqipëri.

 

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë. I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin.”

 

Reagimi i liderit demokrat erdhi pas një deklarate të Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço. Ai theksoi se Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për të zhvilluar konkurrencën rajonale e për të garantuar kushte të favorshme për investitorët e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *