Subscribe

Jashtë dyerve të Kuvendit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi pse sipas tij, Komisioni Hetimor për Inceneratorët është i rëndësishëm.

 

Basha deklaroi se ky komision ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur 400 milionë euro për tre inceneratorët. Sipas tij, përgjegjësi kryesor për këtë aferë është Edi Rama.

 

“Fokusi ka qenë tek afera, që është vjedhja më e madhe e ndodhur në këto 30 vite. Komisioni Hetimor është i rëndësishëm, sepse ne kemi gjashtë vite e që denoncojmë. Komisioni ka bërë atë çfarë denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve nuk arrinin ta bënin të plotë, ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para. Mekanizmi është i denjë për skenarët e mafies, ku të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritarë, sekretari i kryeministrisë, drejtorë të rëndësishëm.

 

Pyetja që shtrohet është” A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë dhe Edi Rama? Kur inceneratori i Elbasanit u denoncua, atë ditë që u denoncua në Prokurori, Edi Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te inceneratori. Ky është rasti i parë në botë, që një grup parlamentar mblidhet te një vend grumbullimi plehrash. Nga aty Rama mori në mbrojtje një aferë kriminale. E rëndësishme është që ky komision po provon dita-ditës si ka funksionuar kjo aferë”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *