Subscribe

Kreu i opozitës Lulzim Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor.  Gjatë një takimi me të rinj dhe intelektuale, ai tha sistemi zgjedhor  nuk është vendim i partive politike, por i popullit.

 

Së pari, Lulzim Basha dhe PD propozon kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli, sipas liderit të opozitës, duhet të bëhet nga një organizëm i pavarur.

 

Pervec kerkeses per zgjedhje qe duhet te zhvillohen me votim dhe numerim elektronik, sic ke kembengulur edhe me pare, kete here Lulzim Basha vjen me risine e madhe, kerkesen per parlament me dy dhoma:

 

Lideri i PD, propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit, sipas tij, zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

 

 

Me poshte te gjitha propozimet e Bashes per sistemin zgjedhor:

 

Ndryshimi i dytë: Tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

 

Ndryshimi i tretë: Financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

 

Ndryshimi i katërt: Identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

 

Ndryshimi i pestë: Sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues, që i kërkon llogari qeverisë.Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike.

 

Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

 

Basha propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

 

Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

 

 

 

Basha shton se arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma.

Qeveria, sipas kreut demokrat ne kete rast duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat e per kete ai sjell shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia , vende me parlament me dy dhoma.

Por Basha ka edhe nje tjeter propozim te cilin e ka artikuluar shume gjate ketyre viteve ne opozite: Sipas tij, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

 

Lideri i opozites u shpreh i vendosur per realizimin e reformes zgjedhore:

 

Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm.Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE.

 

Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët.

 

 

Nga perfundimi I reformes zgjedhore ka mbetur vetem nje jave kohe dhe duket se nje pjese e ketyre propozimeve do ti mbeten te ardhmes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *