Subscribe

Për opozitën ka vetem një organizatë me emrin “kap çfarë te kapësh”, dhe kjo është qeveria.

Pas nje takimi me ambasadorin e BE,  Luigi Soreca, lideri I opozites Lulzim Basha ka deklaruar se kriza politike eshte shkaktuar nga mentaliteti i KÇK dhe zgjedhjet e parakohshme jane e vetmja rruge për të dalë nga kriza politike

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

“Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverisjen e tyre, një qeverisje që t’u shërbejë dhe t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike, punësimi, që të rinjtë të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu e jo të largohen. Gjithçka që po shohim sot në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike, është produkt i krizës politike, të cilës, në fakt, emrin ia ka vënë vetë i pari qeverisë. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK-së. Sepse KÇK-ja në Shqipëri është qeveria, është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.”

 

Basha përsëriti angazhimin e opozitës për të përmbyllur deri në mesin e muajit mars reformën zgjedhore.

 

 “Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe, nga ana jonë, nuk do të ketë asnjë pengesë, përkundrazi ka një angazhim total që reforma të përfundojë me 15 mars. Sigurisht, nuk varet vetëm nga ne. Një pjesë po kaq të rëndësishme, madje më të rëndësishme, ka dhe pala tjetër e cila sot ka edhe pushtetin.”

 

Por Basha ka theksuar se zgjidhja e plotë e krizës politike kërkon edhe një reforme të re territoriale, një kërkese e hershme e opozitës kjo pasi ndarja aktuale është miratuar pa konsensusin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *