Opozita do te zhvilloje protesten e 5 kombetare ne daten 25 maj. Lideri I opozites Basha ka takuar aleatet, kryetaret e degeve te PD, kryesine dhe ish-deputetet me te cilet ka percaktuar detajet e aksionit opozitar.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Lajmi që merrni nga PD është që ne do të jemi në ballë të kësaj beteje ditë për ditë. Protesta e ardhshme kombëtare është thirur për të shtunën e datës 25 maj, 10 ditë prej protestës së sotme.

Basha ka theksuar se perdite e me teper eshte e qarte se zgjehdje ne 30 qershor nuk mund te kete. Se pari sepse sipas Bashes ende nuk jane denuar pergjegjesit per vjedhjen e zgjedhdjeve ne Diber e ne 2017 se dyti sepse lista e kandidateve socialiste per bashkite eshte problematike.

 

Në mbi gjysmën e bashkive të vendit do të ketë kandidatë vetëm kupola kriminale e “Rilindjes”, vrasës, përdhunues, trafikantë droge, shokët e Elvis Rroshit që mbeten akoma në Bashkinë e Krujës, si Artur Bushi me shokë, kandidatë të tjerë të zgjedhur me dorë nga banda e abdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër, ku kemi një rekord, se Ymer Lala ka caktuar edhe kandidatin e PS-së, edhe kandidatin e Bashkimeve Profesionale të PS-së, të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. E dinë të gjithë dibranët.

Basha ka artikuluar akuza edhe ndaj partise se krijuar nga Patozi dhe kandidatit te kesaj partie per bashkine e Kukesit.

 Ka dramë më të madhe se sa mediat kryesore të vendit ti drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen?

Por a do te jete paqesore protesta e 25 majit?

 

Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet.

 

Pergjate 10 diteve te ardhshme fokusi I opozites do te jete protesta e 25 majit e nuk do te kete bllokime rrugesh sic ka ndodhur gjate javeve te kaluara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *