E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Grusht shteti më 30 qershor, kurrë më pazar me Edi Ramën

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Berati se 30 qershori është një tentativë për grusht shteti kushtetues.

Basha shtoi se kundër kushtetutës nuk është opozita, por Edi Rama, që ka asgjesuar gardianët e Kushtetutës, Gjykatën e Kushtetutës.

Reklamë

Ai tha se procesi monist i manipuluar, me emërim të opozitës fallco, me kandidatë fallco, kundër kushtetutës është procesi me 1.4 milionë karta identiteti.

Lideri i opozitës pohoi se bashkimi i shqiptarëve me opozitën është akti më kushtetues në shërbim të interesave më të mira të Shqipërisë.

Reklamë

Bashkimi më i madh popullor ka tmerruar pakicën e Edi Ramës me krimin dhe oligarkët. Kurrë nuk ka qënë një bashkim popullor më I madh se ky. Kurrë nuk ka qenë më e tmerruar, më e çoroditur, më në panik, pakica që kemi përballë. Pakica e Edi Ramës dhe e një grushti banditësh dhe horrash, një grushti oligarkësh, hajdutësh dhe hyzmeqarësh, të cilët për 6 vite me rradhë ishin padronët, zotërit në shtëpinë e shqiptarëve, kapën të gjithë pushtetet, ulën në sofër krimin, asgjesuan drejtësinë e pavarur dhe shkatërruan kësisoj qindra mijëra ekonomi familjare.

Përpara demokratëve të Beratit, Basha u zotua se nuk do të ketë më pazar me Edi Ramën e së largimi i tij është i panegociueshëm.

 

Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sobvranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi! Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi I tij është I panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira. Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin criminal të Ramës dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhëtisë së atdheut, duke zëvëndësuar zgjedhjet e lira me një process të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht. Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.Unë I pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin criminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë