E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Basha e Berisha, dy kufoma politike”/ Rama fton demokratët: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e krijuar në selinë blu pas protestës së organizuar nga Berisha.

 

Duke i quajtur kufoma politike, Bashën dhe Berishën, kreu i qeverisë iu “shtrin dorën” demokratëve që të bashkohen për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë.

 

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet. Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, shkrua Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë