Në kudër të nismës “Po të dëgjoj”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar këtë të mërkurë një biznes të vogël, ku u takua me një punonjë të ri, Nikun.

 

Lideri demokrat u njof nga afër me problemet që i duhet të përballet një servis makinash. Djali që ka ndërmarrë këtë sipërmarrje pohoi se sfiduese është tregu i vështirë i punës, ndërsa tha se shumica e profesionistëve kanë ikur në Gjermani.

 

Sipas Bashës, një ndër problemet kryesore është cilësia dhe çmimi i karburantit.

 

“Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit”, shkruan Basha në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *