Kryedemokrati Lulzim Basha zbriti në terren mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe u bashkua me artistët tek Teatri Kombëtar.

Ai deklaroi për mediat se do të kalojë natën aty në shenjë mbështetjeje për ta. Basha nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm, këshilli është inekzistent për sa kohë të jetë ky njeri, batërdia do vazhdojë, e gjitha kjo vjedhje dhe dhunë, zhvatje, e pronave ka vetëm një emër, Edi Rama. Ai është përgjegjësi. Veliaj është uturaku i Edi Ramës. PD ka qenë pranë artistëve, i bej thirrje qytetarëve që t’u qëndrojë pranë, po mbrojnë vijën e fundit. Do kaloj orë të tëra këtu dhe do jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet, shkuan që në 5:00 të mëngjesit në Astir me gaz lotsjellës. Jemi i vetmi vend në botë që qeveri anë vend t’i mbrojë i grabit qytetarët. Në vend që t’i kushtohet vëmendje COVID-t Rama grabit pronat, ka 7 vite vjedhje, 7 vite dështim por pandemia tregoi fytyrën e vërtetë, se kur nuk ndalesh nga pandemia do të thotë je i pashpresë.”

Gjatë pasdites Basha mblodhi në seli aktivistët dhe më pas kërcënoi Edi Ramën se teatri është vija e kuqe e se po luan me zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *