E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha apel nga 2984 për gjithë politikanët: Të bëjmë vettingun, tu tregojmë shqiptarëve kush jemi

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në 2984 të komedianit Albano Bogdo në Vizion Plus, ka bërë një apel publik për kolegët e tij në politikë.

Basha tha se nëse politikanët duan tu tregojnë shqiptarëve të vërtetën mbi pasurinë e tyre, atëherë duhet të bëjnë të gjithë vetting.

Ai tha se do të ishte politikani i parë që do të kalonte në vetting, e më pas të gjithë të tjerët duhet të bënin të njëjtën gjë.

“Unë kam një ftesë për të gjithë politikanët që të bëjmë vettingun. Pastaj e ndajmë shapin nga sheqeri, kush është i lidhur me krimin e kush jo”, tha Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë