Lulzim Basha deklaroi në seancën e sotme plenare se qytetarëve shqiptarë iu është shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë eurove.

 

Për ndërtimin e tunelit të Llogorasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë, Basha kërkoi të dinte pse kanë përzgjedhur kompananitë që ka ofertat më të lartë.

 

“Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro. Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse? 3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse? Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë. Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët. Prandaj doni t’i trembni, doni t’i mbani në ankth, t’u thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse doni të mbuloni mynxyrat tuaja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *