Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë, shkruajnë mediat italiane.
Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut. Droga mbërrinte në portin e Anversës dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait.
Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin e Anversës, vëllai i deputetes ishte zhdukur.
Në janar ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që parashikon deri në 15 vite burg.
Arrestimi u bë pas një hetimi të koordinuar nga Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë dhe skuadra e antidrogës në Romë.






