Fjalimin që mbajti këtë të premte kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, Gazment Bardhi e lidh me fundin e tij politik. Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi në rrjetet sociale se ai po i shtyn ditët e fundit në pushtet me mashtrime.

 

“Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjendje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt. Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit. Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi. Në #25Prill shqiptarët do të vendosin për #ndryshim!”

 

 

Kreu i qeverisë bëri një bilanc të të gjitha punëve të kryera gjatë qeverisjes socialiste dhe u shpreh i bindur se vetëm PS mund ta kalojë Shqipërinë nga ecja në vrapim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *