E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi “shigjeton” Lefter Allën: Reagim hilacak, ka haluçinacione nga kokaina

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi menjëherë pas padisë që paralajmëroi kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla për Ervin Salianjin. Ai e quajti reagimin e Allës qesharak, ndërsa nuk kurseu as ironinë.

 

“Është qesharak dhe hilacak reagimi i Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.”

 

Reklamë

Për Bardhin, kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur Lefter Allën në krye të bashkisë për shkak të kokainës.

 

 

“Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë