Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Dibra ku zhvilloi te shtunen takimet me strukturat drejtuese të kësaj force politike, deklaroi se të tjerë kryetar bashkishë kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në formularin e dekriminalizimit.

Bardhi tha se për dy kryebashkiak të dalë nga 30 Qershori po mblidhen prova që vërtetojnë të shkuarën e tyre kriminale, ndonëse nuk dha emra.

 

Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohëshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.

 

Sekretari i PD Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *