Subscribe

Pas daljes së Edi Palokës lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ardhur reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili përsëriti kërkesën që mbledhja e kësaj strukture të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

 

Në një konferencë për shtyp, Bardhi u shpreh se sot është fyer edhe pakica që ka besuar te ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se zëri i demokratëve duhet dëgjuar dhe jo të mbyllet në kasafortë.

 

“Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurave për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit. Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato juk und të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga insitucionet e Partisë. Nxirrni firmat e nga pasaporta, mos bëni shoë me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifkojnë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *