Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është i bindur se shqiparët do të votojnë masivisht për opozitën më 25 prill.

 

Nga një takim në Elbasan, Bardhi deklaroi se qytetarët mezi po presin datën e zgjedhjeve për të nisur ndryshimin.

 

Ai shtoi se të gjithë e vënë re diferencën mes PS dhe PD, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Ka ardhur koha për t’u ndarë nga politika që premton dhe harron. Që premton dhe u kthen kurrizin njerëzve, e kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet. PD vjen para qytetarëve me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre. Jam i kënaqur pa masë që diferencat mes nesh dhe PS janë të qarta kudo. Ne angazhohemi për punët dhe shërbimet që do ofrojmë. Do kem kurajon të jap llogari cdo ditë para qytetarëve për fjalën që them sot. Asnjë mrekulli nuk premtojmë, po vemendje, përkushtim dhe se buxheti e paratë e shqiptarëve s’do të shkojnë më për 10 miq të qeverisë, po për bujqësinë, për arsimin, për familjet shqiptare. Kudo në Qarkun e Elbasanit, njerëzit mezi presin të firmosin ndryshimin. Janë shumë të lodhur nga mashtrimet, nga arroganca, nga lojërat e pehlivanëve që kanë ardhur këtu, kanë marrë pushtet e kanë menduar vetëm për veten e tyre. Elbasani fiton. Shqiperia fiton. 🇦🇱✌️”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *