E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, shtyhet seanca në gjykatë

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD, u shty për në datën 30 prill.

Gjatë kësaj kohe Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Reklamë

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 vendosi të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë