E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Bardhi ironi me Ramën: Sukses i jashtëzakonshëm, qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!

Grupit të opozitarëve që nuk e mirëpritën eurobondin 650 milionë euro që mori Shqipëria ju bashkua edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ky i fundit reagoi me ironi në “Facebook”, ndërsa llogariti edhe sesi do të ndahen paratë e marra borxh, sipas tij.

Reklamë

“????VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh! ????????VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!  ????????????VËMENDJE! 450 milionë  euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.  ❌ Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.”

Eurobondin 650 milionë euro për Shqipërinë kryeministri Edi Rama e quajti një sukses që sipas tij, do të thotë se tregu financiar shqiptar është i besueshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë