Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu pergjigj serish zedheneses se Berishes Floriano Garo e cila e akuzoi Bashen si humbes serial pengmarres te opozites i cili do te largohet me patjeter ne date 8 janar nga ana e demokrateve.

 

Bardhi thote se rreziku nga bunkerizimi i PD nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD.

 

Numri i dy i selise blu shton se rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

 

Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike!Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *