Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i drejtoi tri pyetje kryeministrit Edi Rama. Pasi ky i fundit postoi një video nga brenda spitalit COVID 3, ku tregonte se ka ende shtretër bosh, Bardhi deklaroi se po bëhet propagandë.

 

“Edi Rama sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

🔴 Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv?

🔴 Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre?

🔴 Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati?

Edi Rama nuk mund të tallet me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Është çnjerëzore të bësh propagandë në këtë situatë dhe të luash politikisht me shëndetin e qytetarëve. Trajtimi në kohë i pacientëve është jetik për shëndetin e tyre.”

 

Rama e postoi videon pas sulmeve të opozitës se spitalet janë në kolaps. Por kreu i qeverisë e mohon diçka të tillë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *