Bardh Spahia: Qytetarët presin vaksina, ministrja Manastirliu në fushatë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me procesin e vaksinimit antiCovid.
Teksa qytetarët presin vaksinën, Spahia shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka dalë e gjitha në fushatë, duke sjellë rastin e drejtoreshës së Përgjithshme të MSH. Sipas saj, ajo është më shumë e angazhuar këto kohë me komisionet zgjedhore se sa me punën e saj në këtë institucion.
“QYTETARET PRESIN VAKSINA, MINISTRIA E SHENDETESISE NE FUSHATE! Se cili është prioriteti në kohë pandemie e vërteton më së miri përfaqësimi i PS në komisionet zgjedhore. Pjesë e këtij komisioni psh është drejtoresha e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, në mes të ditës në orar zyrtar pune. Kush pret që Ogerta të jetë duke u marrë me politika shëndetësore të testimit, kurimit e sidomos vaksinimit të qytetarëve, kjo është prova se cili është prioriteti: zgjedhjet e 25 prillit…natyrisht jo për sigurinë shëndetësore të qytetarëve sepse në kohë pandemie po e tregojnë se nuk e kanë prioritet!”




