Barcelona po kalon një nga sezonat më të errwta në vitet e fundit sa i takon kampionatit spanjoll. Nëse në Champions League, skuadra e Kumanit ende nuk njeh humbje, në La Liga pothuajse ka prekur fundin e tabelës.

 

Katalanasit regjistruan mbrëmjen e të shtunës një tjetër rezultat negtaiv teksa u mundën nga Kadizi me rezultatin 2-1.

 

Gimenez tundi rrjetën që në minutën e 8-të duke befasuar portjerin Ter shtegen . Nga ana tjetër  katalanasit provuan disa herë të reagonin  ndërsa goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë me Zhordi Alba falë dhe një devijimi. Megjithatë festa e katalansave zgjati vetëm 5 minuta, pasi Negredo realizoi dhe golin e dytë dhe mbylli ndeshjen me rezultatin përfundimtar 2-1

 

Pas kësaj disfate, Blaugranat mbeten në kuotën e 14 pikëve dhe poziciohen në vendin e shtatë pas 10 javësh të  luajtura .

 

Më herët dhe Reali mori një fitore me vuajtje ndaj Sevijës. Skuadrës së Zidan i mjaftoi një autogol i portjerit Bono për të marrë 3 pikët e takimit dhe që dërgon skuadrën  në vendin e katërt me 17 pikë ,  7 më pak se Real Sociedadit kryesues .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *