E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona sfidon në “Camp Nou” Valencian

Kupa e Mbretit ne Spanje rikthehet përsëri sot ne platformën Tring me takimin e pare gjysmëfinale ku ne “Kamp Nou” mbajtësja ne fuqi te këtij trofeu Barcelona, do te sfidoje Valencian e anglezit Geri Nevil. Me objektivin per te arritur deri ne fund te edicionit te 38 te Copa Del Rey, Luis Enrike pritet te hedhe ne fushe formacionin me te mire. Te vetmet ndryshime Aleix Vidal ne vend te Dani Alves, ndërkohe qe Injesta mund te pushoje dhe te zëvendësohet me Arda Turan. Kështu ne porte do te luaj Ter Stegen, ne prapavije Alba, Masherano, Pike, Aleix, Vidal, ne mesfushe Buskets, Arda, Turan dhe Rakitic ndërsa ne sulm treshja me e mire e botes per momentin Neymar, Mesi dhe Luis Suarez. Me kete formacion, katalanasit kërkojnë te mbyllin gjithçka qe ne ndeshjen e pare per te bere gjithçka me te lehte ne ndeshjen e kthimit. Ne kampin kundërshtar, Geri Nevil e di se është nje ndeshje shume e vështire, ndërsa kërkon nga lojtaret e tij qe te arrijnë nje rezultat sa me pak te dhimbshëm, ne mënyre qe te kene shpresa per ndeshjen e kthimit. Për arsye teknike, nuk luan qendërmbrojtësi Abdenuar ndërsa treshes sulmuese te Barcelonës, Valencia kërkon t’i kundërpërgjigjet me Feguli, Negredo dhe blerjes me te re nga Real Cherishev, pikërisht njeriu qe i shkaktoi eliminimin e madrileneve. Takimi do te zhvillohet ne orën 21:00 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë