E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona rikthehet në krye por dëmtohet Lionel Messi

Barcelona mundi Sevilljen 4-2 ne javën e 9 te La Liga duke rimarre kreun ne renditjen e përgjithshme.

 

Gjithsesi fitorja ne Kamp Nou la një shije te keqe për katalanasit te cilët humben Lionel Mensin, i dëmtuar ne bërryl ndërsa do te mungoje ne sfidën e Champions ndaj Inter si dhe ne klasiken ndaj Realit.

 

Reklamë

Vendasit zhbllokuan shifrat pas vetëm dy minuta loje me golin e Koutinjo dhe i servirur nga Lionel Messi.

 

Argjentiasi dyfishoi shifrat 10 minuta me vone por ne minutën e 26 u detyrua te lere fushën pas një frakture ne bërryl e cila e detyron te mungoje tre jave.

 

Edhe ne pjesën e dyte te zotet e shtëpisë dominues me Luis Suarez qe gjeti rrjetën nga pika e bardhe e penalltisë përpara se Sarabia te ngushtonte diferencën ne minutën e 79 për andaluzet.

 

Ivan Rakitic dy minuta nga fundi vulosi fitoren për katalanasit ndërsa goli i Muriel ne minutën e pare te shtesës ishte sa për statistike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë