Barcelona fitoi trofeun e parë të sezonit duke bërë të vetën kupën e mbretit. Katalanasit  dhuruan spektakël duke shkatërruar në finale 5 me 0 Sevillen.

 

Kjo është hera e 30 në histori që klubi Blaugrana bën të vetin këtë trofe të vjetër në futbollin spanjoll, rekord absolut.

 

Dominimi i Barcelonës në Copa Del Rey në vitet e fundit ka qenë i dukshëm pasi e kanë fituar 4 edicionet e fundit.

 

Finalja e cila përherë të trete  radhazi u luajt në stadiumin e Atletico Madrid, por këtë herë në impiantin e ri modern Wanda Metropolitano, thuajse nuk pati aspak histori. Kjo sepse kur Barcelona vendos të bëjë  Barcelonën në kuptimin e plotë të fjalës, këtij ekipi është e vështirë ti bësh ballë..sidomos me një Inieste në një mbrëmje të jashtëzakonshme, me instinktin vrasës para portës së Suarez, me Messin si zakonisht të papërmbajtshëm ne pjesën tjetër të skuadrës që i dha pak, ose aspak shanse skuadrës së Montelles.

 

Andaluzet u shpëtuan ne dy momente nga portieri përpara se të dorëzoheshin pas golit të parë të Suarez i ndihmuar nga pasimi i Kutinjos. Dyfishimi pastaj erdhi nga Leo Messi i cili falënderoi Xhordi Albën që dha një pasim spektakolar me finte, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, pleshti i dha mundësi Suarezit që të realizonte golin e dytë persona dhe të tretin për ekipin.

 

Në pjesën e dytë spektakli u kompletua fillimisht me një magji te Iniestes i duartrokitur nga i gjithë stadiumi dhe më pas goli i pestë dhe i fundit me 11-metërsh nga Kutinjo.

 

Kapiteni Iniesta ngriti në qiell një tjetër trofe me fanellën katalanase, në pritje për ta bërë këtë gjë edhe me kampionatin, ku skuadra pret vetëm të shpallet matematikisht kampione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *