Starton sot ne mbrëmje edhe per Barcelonën; International champions Cup nje ekskluzivitet i paketës tring ne Shqipëri. Ne ndeshjet e luajtura ne 4 kontinente mes 17 skuadrave me te mira te planetit, Barcelona do te debutoje kundër Selltikut kampiones se Skocisë ne ndeshjen qe do te luhet ne “Aviva Stadium” te Dublinit, ku zakonisht luan skuadra irlandeze e Regbise me nje kapacitet prej 51 700 shikuesish. Terfilat me katër flete nga Skocia natyrisht qe do te luajnë te kujdesshëm per shkak te kualifikueseve te champions qe i presin ne ndeshjen e kthimit ne shtëpi kundër Astanes se Kazakistanit. Ndërsa katalanasit e kane ndeshjen e pare zyrtare dhe janë ende ne kërkim te nje sulmuesi Rrace qe do te beje Bekapin per Suarezin, pse jo njësoj si Henrik Larson suedezi qe luante dikur per te dy skuadrat. Ndeshja luhet ne orën 19. Ne orën 21 do te luajnë ndeshjet e tyre te dyta ne International champions Cup Reali i Madridit dhe Chelsea ne stadiumin Michigan ne An Harbor te Shteteve te Bashkuara te Amerikës përpara 110 mije shikuesve. Zinedin Zidane përballe Antonio Kontes me dy prej skuadrave me pritshmërie me te mëdha kete sezon ne kampionatet respektive. Ndërkohe qe Reali ende nuk ka goditur ne merkato dhe ka humbur ndeshjen e pare ndaj Paris Sen Zhermen, Chelsi ka mundur Liverpulin dhe natyrisht ka qene aktiv ne merkato me afrimin e talentit belg  Batschuaj dhe Ngolo Kante. E shtuna mbyllet me takimin Bajern i Mynihut, Inter i Milanos qe luajnë ne Karolinen e Veriut ne stadiumin e skuadrës Charlot Panthers përpara me shume se 75 mije shikuesve. Bajerni qe vjen me nje skuadër me pak yje dhe shume lojtare te se ardhmes, ndërkohe qe skuadrës se Ancelotit i është bashkuar edhe Arturo Vidal, ndërkohe qe Interi problemin me te madh ka te ardhmen e sulmuesit Ikardi. Skuadra e Mancinit ka luajtur dy ndeshje nje te humbur me Paris Sen Zhermenin dhe nje te barazuar me Estudiantes La Plata, por ne te dyja Ikardi nuk ka qene ne fushe. Ndërkohe bavarezet kane barazuar 3-3 me Milanin per te humbur me pas me penallti dhe do te kërkojnë ta fitojnë ndeshjen e sotme. Gjithçka ne Tring mbrëmjen e se shtunës per te mos u ndalur as ne te gdhire te se dielës, kur zbresin ne fushe Liverpul Milan, PSG Lester dhe Melburn Atletiko Madrid.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *