E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Barazimi i Partizanit në Champions

Tekniku i ri i Partizanit italiani Sormani ka vlerësuar lojën e te kuqeve ne takimin e pare kundër Ferencvarosh te vlefshme per raundin e dyte kualifikues te Uefa Champions League. Italiani deklaroi se është i ndërgjegjshëm për cilësitë e kundërshtarit, edhe pse Partizani do te shpresoje deri ne fund per kualifikimin.

“Fillimisht komplimente skuadrës per dëshirën qe shfaqi kundër nje ekip qe njihet per forcën e tij. Objektivi ynë është qe gjithmonë te luajmë si skuadër per te vene ne vështirësi këdo. Kualifikimi? Ne jete është e mundur gjithçka, për ketë te jeni te sigurt.”

Ndërkohe gjermani ne krye te Ferencvarosh Tomas Doll nuk e bën drame barazimin me Partizanin, duke deklaruar se do te shohin nje tjeter skuadër ne ndeshjen e kthimit.

“Partizani nuk me surprizoi, sepse nuk dominoi mbi ne. Ishte nje gol qe erdhi pas një gabimi te ekipit tone. Po ta gjuash 50 here portën vetem nje here do te shënosh. Me e rëndësishme eshte qe treguam moral,  pas golit te pësuar dhe rezultati është i mire per ne.”

Reklamë

Takimi i kthimit do te luhet pas një jave ne Budapest.

 

 

Më shumë video

Reklamë