Një zjarr ka rënë në malin e Torovicës në Lezhë këtë të enjte. Por banorët janë detyruar të dalin vetë për të shuar flakët.
Me degë peme në dorë, ata përpiqen të bëjnë punën e zjarrfikëses pasi sipas tyre, askush nuk shkoi për ndihmë.
Banorët thanë se kanë njoftuar si policinë, ashtu edhe zjarrfikësen, por asnjeri nuk është dukur në vendngjarje.






