E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Banorët që hynë në shtëpitë e reja në Bubq përballen me mungesën e ujit të pijshëm

Prej më shumë se dy javësh, banorët që kanë hyrë në shtëpitë e reja në njësinë administrative Bubq po përballen me mungesën e ujit te pijshëm.

Në kompleksin e ndërtuar, jo të gjithë ato që kanë përfituar shtëpi kanë hyrë në banesat e tyre, kjo për arsye të ndryshme, por njëra arsye eshte edhe mungesa e ujit të pijshëm.

Vetë banorët  thonë se e kanë shumë të vështirë. “Ujin e pijshëm neve e blejmë, jemi ankuar edhe te njësia administrative, por s’kemi marrë përgjigje pozitive”.

Jashtë kamerës, drejtues të kësaj njësie nuk e kanë mohuar si problem, ndërsa sqarojne se do të bëhet gjithçka për ta risjellë ujin, pasi është djegur pompa kryesore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë