Subscribe

Banorët e Qukësit në Bashkinë e Përrenjasit kanë protestuar këtë të premte për shkak të shkatërrimit të rrugës që lidh 10 fshatra me rrugën e re kombëtare Qukës – Qafe-Plloçe.

 

Banorët shprehen se, ndonëse projekti i rrugës që po ndërtohet është miratuar që në vitin 2009, deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

 

Ata thonë se  rruga ua ka vështirësuar jetën pasi gjatë verës ngrihet pluhur i madh dhe gjatë dimrit krijohen gropa me ujë .

 

Këtu rruga ka filluar në 2009 sot jemi në 2023, është bërë skandaloze, e pakalueshme. Kemi bërë ankesë për tokën edhe në bashki që nga 2009 e këtej po nuk kemi përgjigje.

 

Që kur filloi rruga Qukës-Qafë-Plloçë  në jemi telendisur , rrëmujë, për 3 km rrugë, fëmijët ikin nëpër ujë. Edhe për tokën , nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim  

 

Këtë shqetësim ata e kanë ngritur si në pushtetin vendor ashtu edhe në instancat qeveritare, por askush nuk i ka dëgjuar deri më tani. Nëse nuk do të marrin një përgjigje banorët paralajmërojnë se protesta do të përshkallëzohet deri në bllokim të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *