Pas zgjidhjes së dhënë nga Bashkia e Tiranës, familjet e fundit që kishin mbetur në Pallatin nr.4 në rr. “Myslym Keta”, i cili është shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, kanë nisur sot të largohen, duke i hapur rrugë punës për shembjen e tij.

 

 

Të gjitha familjet përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë. Ndërkaq, 30 familje janë vendosur tashmë në shtëpitë e tyre të reja, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sistemohen së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *