Pasi nuk gjetën zgjidhje nga Bashkia ë Lezhës, banorët e fshatit Koljakaj, mblodhën së bashku paratë, nxorën lopatat dhe nisën punën për të riparuar 2 km rrugë drejt fshatit të tyre. Kjo ishte dhuratë që i dhanë vetes për festat e fundvitit.

Duke qenë hyrja e vetme e një zone që merret kryesisht me bujqësi dhe blegtori, rruga ishte bërë vështërsisht e kalueshme në pjesë të ndryshme e për pasojë ndikonte në nxjerrjen e produkteve në treg.

Me të ardhurat e veta ata mbushën gropat e shumta me çakull, por sërish i drejtohen bashkisë Lezhë që të bashkohet me ta dhe t’i ndihmojë pasi punën kryesore po e bëjnë vetë dhe thonë se janë pjesë e kësaj bashkie vetëm 15 km larg saj.

“Po mundohemi të bëjmë diçka në këtë rrugë sepse është shumë e nevojshme. Jemi munduar të mblidhemi bashkë dhe të shpenzojmë lekë sepse kemi nevojë të madhe. I bëjmë thirrje bashkisë të na ndihmojnë, se na kanë bërë 200-300 metra në fillim të rrugës aty, por nevoja është e madhe që të ndërhyhet dhe këtej”, thotë një banor.

“Gjithë lagjja jonë është mbledhur sepse jemi skandal me rrugën. Falenderojmë bashkinë që na i shtroi 200 metra, por nëse është e mundur, meqë shumicën po e bëjmë ne të na ndihmojë, se ne të bashkisë jemi”, thotë një tjetër.

 

Në këtë fshat në zgjedhjet ë fundit të 14 Majit fitoi kandidati PD Pashk Gjoni, dhe mosinvestimi shihet edhe si hakmarrje politike nga kryebashkiaku aktual i PS, Pjerin Ndreu./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *