Dy dite pas përmbytjeve që përfshinë qytetin e Vlorës kane dale në pah dëmet e mëdha te shkaktuara nga vershimi I ujrave.Banorët e lagjjes 28 nëntori thone se orenditë e shtëpive janë jashtë funksionit ndersa disa familje janë detyruar të flenë jashtë.
“Të gjitha mobiljet, komplet. Ja ku i ke përjashta këtu, shikoje. Brenda janë dollap, komo, lavatrice vetëm një frigorifer ka shpëtuar, e ngrita lart me pajisjet e tjera. Per dëmin nuk e di të vinë ta shikojnë. Deri tanë ska ardhur askush, se bashkia është marrë me punë me emergjencën por ne po i mbyllim vetëm keto halle.”
Biblioteka publike “Shefqet Musaraj” është dëmtuar gjithashtu nga intensiteti i reshjeve.
“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka premtuar ndihma për të gjitha familjet dhe bizneset që janë prekur nga përmbytjet.
“Sic e keni parë 24 orë ka qenë një shërbim i dedikuar nga të gjitha stukturat e Bashkisë, patjetër ujësjellësi, Drejtoria e shërbimeve , e emergjencave, gjithë strukturat e tjera të Bashkisë, përfshirë këtu dhe ndihmën që kemi marrë nga Ministria e Mbrojtjes me mjete. Që nga momenti që kanë filluar reshjet e shiut dje të cilat kanë mbaruar në 5:30 pasdite deri në momentin që flasim shikojmë që uji është larguar në aksin rrugor, është larguar pothuajse në të gjitha zonat.”
Grupet e punes te bashkise kane dale ne terren per te bere percaktimin e demeve ne shtepi dhe biznese. permbytjet qe perfshine qytetin e Vlores dhe fshatrat shkaktuan probleme edhe ne infrastrukturen rrugore./vizionplus.tv





