Banorët e fshatit Trepçës në Bashkinë e Dibrës kanë dalë këtë të martë në protestë në kantierin e ndërtimit të rrugës Herebel – Peshkopi i cili është segmenti i fundit i rrugës së Arbrit.

Banorët kërkojnë që t’u rikthehet rruga e fshatit siç ka qenë si dhe të mos vijojë dëmtimi i varrezave të fshatit. Sipas banorëve, firma e ka ndërtuar gjurmën e re të rrugës përmes varrezave ku ka dëmtuar më shumë se 20 varre. Ata thonë se 40 fëmijë nuk kanë mundur dot të shkojnë në shkollë sot për shkak se nuk kanë rrugë nga të kalojnë. Gjithashtu, ata kërkojnë që të njihen me projektin, pasi sipas tyre rruga është ndërtuar në tjetër vend nga ku ishte parashikuar në projektin fillestar.

Banorët paralajmërojnë vijim e protestës së tyre deri në zgjidhjen e kërkesave që kanë ndaj firmës zbatuese të projektit të ndërtimit të kësaj rruge. Rruga Herebel – Peshkopi me një gjatësi prej 10 kilometrash po ndërtohet me financimin e qeverisë shqiptare me një fond prej rreth 12 milion euro. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *