Subscribe

22 ditë pas tërmetit shkaterrimtar që i mori jetën 51 personave, e u dëmtuan shumë shtëpi, në derven të krujës banorët nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.

Luigj Gjini sëbashku me dy vëllezërit e tij jeton në këtë banesë, e cila është dëmtuar rende.

Gjini thote se askush nuk ka shkuiar për të parë nëse shtepia e tyre e është e banueshme ose jo.

Edhe për Bardhok Bushin situata është e njëjtë. Frika se shtëpia mund të jetë e pasigurtë nga lekundjet e termetit i ka detyruar të qëndrojnë tek të afërmit ose nëpër makina.

Banoret e fshatit Derven sqarojne se jane ankuar edhe ne njesine administrative te Thumanes por nuk kane marre asnje pergjigje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *