Banorët e qëndrës administrative të  Papër në fshatin Vidhas të Elbasanit, kanë protestuar këtë të martë për ndotjen që ju vjen nga operatorët industrial, por së fundi iu është shtuar edhe ndotja akustike që ja shkakton një firmë e cila demonton mbetejet e skorëve të uzinës së ferrokromit.

 

Banorët  shprehen se kjo zonë  është kthyer një kancoregjene  ku çdo ditë shtrohen në spital me sëmundje të rëndë, që ju ka marrë edhe jetën. Ata kërkojnë nga firmat private që të zbatojnë  vendosjen e filtrave për të ulur ndotjen, dhe eleminimin e zhurmave.

 

Njëri  nga banorët shprehet se ndotja  po dëmtojnë tokat bujqësore, sot ne jemi të rrezikuar nga prodhimet tona bujqësore sepse tokë është e kontaminuar nga helmet që derdhen në kanalet vaditës.

 

Ndërsa Mikel Gjika menaxheri i firmës  në përballjen me banorët shprehet se ne jemi të detyruar  që të kryejmë këtë punë se pse këto masive të mëdha me skore janë ndotësit me të medhenjë të ujrave që ndotin tokën tuajë, por që u kundërshtuar nga banorët duke akuzuar se po na shton  edhe më tej ndotjen, që po na merr jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *