Banorët e fshatit Palokastër të Bashkisë Gjirokastër ndodhen në prag izolimi total.

 

Shkak është bërë rruga që lidh këtë fshat me aksin kryesor, e cila është prekur nga erozioni në pjesën perëndimore të saj si pasojë e shirave të rënë gjatë kësaj periudhe.

 

Gërryerja e rrugës ka bërë që automjetet të kalojnë me vështirësi pasi si pasojë e erozionit rruga ka marrë dëmtime të konsiderueshme.

 

Banorët e fshatit kanë bërë apel për ndihmë në lidhje me situatën e krijuar pasi edhe një shi tjetër, do të ishte katastrofal dhe do të sillte izolimin e tyre nga pjesa tjetër.

 

Ndërkohë Bashkisë së Gjirokastrës ka paralajëmruar se këtë vit nuk mund ta përballojë të gjithë investimin dhe projektimin e rrugës për shkak të të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *