E diel, 25 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Banka më e madhe aziatike do të shkurtojë 4 mijë vende pune, pasi AI zëvendëson njerëzit

Banka më e madhe e Singaporit thotë se do të shkurtojë 4,000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale (AI) po kryen gjithnjë e më tepër punë që bëhen nga njerëzit.

Stafi i përhershëm nuk pritet të preket nga shkurtimet. Shefi ekzekutiv i bankës në largim, Piyush Gupta tha gjithashtu se pret të krijojë rreth 1000 vende të reja pune të lidhura me AI.

Reklamë

Kjo e bën DBS një nga bankat e para të mëdha që ofron detaje se si AI do të ndikojë në operacionet e saj, shkruan BBC.

Kompania nuk tha se sa vende pune do të shkurtoheshin në Singapor ose cilat role do të prekeshin.

Reklamë

DBS aktualisht ka rreth 9,000 punëtorë të përkohshëm.

Vitin e kaluar, zoti Gupta tha se DBS kishte punuar në AI për më shumë se një dekadë.

“Ne sot vendosim mbi 800 modele të AI në 350 raste përdorimi dhe presim që ndikimi i matur ekonomik i tyre të kalojë 1 miliardë dollarë amerikanë”.

Gupta ka vendosur të largohet nga firma në fund të marsit. Zëvendës shefi ekzekutiv aktual Tan Su Shan do ta zëvendësojë atë.

Përhapja e vazhdueshme e teknologjisë së AI ka vënë në qendër të vëmendjes përfitimet dhe rreziqet e saj. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se në vitin 2024 ajo preku gati 40% të të gjitha vendeve të punës në mbarë botën.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva tha se “në shumicën e skenarëve, AI ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme”.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i tha BBC-së vitin e kaluar se AI nuk do të jetë një “shkatërrues masiv i vendeve të punës” dhe punëtorët njerëzorë do të mësojnë të punojnë me teknologji të reja./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë