Drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku, e shoqëruar nga djali i saj ka votuar pak minuta më parë në qendrën e votimit 3022/ 1 në KZAZ ne 60 në Fier.
Ajo u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të votojnë, duke u ndalur te votuesit për herë të parë.
Sa i përket deklaratave të PD-së, Balluku u shpreh se nuk janë të vërteta, teksa theksoi se kandidatët e opozitës kanë dhënë një shfaqje të shëmtuar me presionet dhe tensionet.
Balluku: Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm. Drejtuesit politikë kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre. Unë kam qenë e zënë duke ndjekur procesin. Nuk ka qenë një proces i qetë, edhe pse kandidatët e PS janë treguar korrektë. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste për sjelljen shembullore, gjë që nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Unë dua të them që ne flasim me fakte, me vota. E keni parë se si kandidatët e Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga Kodi Zgjedhor. Kemi parë një shfaqje shumë të shëmtuar në Vorë. Janë futur në QV dhe kanë bërë presion. Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji. Sa i përket deklaratave të PD-së, nuk kanë asnjë pikë të vërtetë. Unë i bëj thirrje gjithë votuesve për herë të parë që të dalin të votojnë, sepse këto zgjedhje janë për ta më shumë se për këdo tjetër.
/vizionplus.tv





