Nga juglindja gjatë inspektimit të aksit nacional Korccë-Ersekë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë me dije se asnjë prej akseve rrugore kombëtare nuk është bllokuar pas rreshjeve të borës në ditët e fundit të shoqëruara me ngrica dhe temperature të ulta.

Sipas saj ARRSH dhe firmat kontraktore do të jenë në gadishmëri për gjithë periudhën dimërore sidomos në akset që shfaqin problematikë më të madhe.

Më tej drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Ergys Verdho i ka bërë me dije ministres së në akset nacionale janë në gatishmëri 700 makineri pjesa më e madhe e të cilave borëpastruese dhe mbi 1000 punonjës në terren.

Gjithashtu Verdho thekson se gjatë kësaj periudhe dimërore firmat kanë në dispozicion 3000 ton kripë për të përballuar situatën.

Një nga akset më të vështira gjatë ditëve të para të këtij viti ka qënë aksi rrugor Kamenicë – Ersekë, ku bora dhe ngricat kanë sjellë vështirësi në qarkullim, por që është përballuar më së miri nga ana e firmave kontraktore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *