Subscribe

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri me dije gjatë një konference me gazetarët se gjatë vitit që lamë pas është ulur numri i aksidenteve rrugore.

Ajo theksoi ndër të tjera se rritja e turizmit kërkon infrastrukturë dhe transport që i përgjigjet kërkesës.

“Kemi 57 % më pak, kemi ulur numrin e aksidenteve rrugore. Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm në vend, të cilit duhet ti përgjigjemi edhe me sektorët e tjerë. Numri i vizitorëve kërkon infrastrukturë dhe një transport që t’i përgjigjet kërkesës”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja bëri gjithashtu me dije se gjatë këtij viti do të krijohet Agjencia e Transporti Publik, e cila do të funksionojë në mënyrë të unifikuar në të gjithë vendin.

Balluku tha gjithashtu Sipas se përgjatë 2024 do ketë edhe bileta online, me qëllim përmirësimin e shërbimit.

“Gjatë vitit 2024, do krijojmë Agjencinë e Transportit Publik e cila do të shërbejë në mënyrë të unifikuar në të gjithë vendin. Do kemi bileta online. Do kemi rinovim të flotës së transportit publik”, tha Balluku. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *