Teksa reshjet e ditëve të fundit do t’ia lënë vendin uljes së temperaturave, ministrja Belinda Balluku ka apeluar ndaj qytetarëvë dhe bizneseve që të rrisin kursimin e energjisë elektrike. Nisur edhe nga eksperienca, në prag të festave të fundvitti kosumi I nergjisë rritet djeshëm, ndaj për ministren kjo situatë duhet të menaxhohet me kompanitë energjerike dhe abontentet
Sot konsumi ditor është 17 mijë e 800 megavatorë. Një konsum i lartë pa konsideruar këtu edhe humbjet teknike të sistemit. Nga ana tjetër kemi përpara nesh dy javë që janë javët e festave, ku sipas historikut që kemi nga të gjitha vitet e shkuara, konsumi do të rritet ndjeshëm, nga 22 mijë megavatorë deri në 26 mijë megavatorë në ditë. Kjo shumë e konsideruar duhet patjetër menaxhuar nga të gjithë së bashku, jo vetëm nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Megjithatë duhet patur parasysh që dy javët në vazhdim me këtë konsum të lartë do të jenë të vështira për tu përballuar, ndaj unë do të bëja thirrje që të gjithë së bashku ti kthehemi edhe njëherë praktikës së mirë të muajit Shtator dhe Tetor, duke pasur kështu si synim kryesor kursimin e energjisë elektrike- tha Balluku
Ministrja iu rikthye edhe një njëherë fashës prëj 800 kë/orë, që sipas saj me këtë nivel të ulët kursimi në rang vëndi nuk e ndihmon qeverinë që të mabjë të pandryshuar cmimin e energjisë
Në muajin Tetor e kemi mbyllur me 7% kursim në rang vendi, ndërkohë që muaji Nëntor është mbyllur me vetëm 2% kursim në rang vendi. Unë dua të kërkoj edhe një herë të gjithë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, të çdo abonenti, të çdo familjari, të çdo biznesi të vogël që Qeveria i ofron mburojën sociale energjetike që të vazhdojmë dhe të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kilovatorë. 2% është një kursim i vogël, i cili nuk na ndihmon që të vazhdojmë dhe të mbajmë të njëjtën situatë energjetike dhe të mbrojmë çdo qytetar, çdo familjar, apo abonent.
Aktualisht rezerva energjetike është përmirsuar ndjeshëm, ku Fierza ka arritur në 280 metra. Ndërsa prodhimi ëhstë foksuar më së shmit tek Hec koman dhe Vau I Dejës, si dhe tek hidrocetralet private.





