Për të mbajtur të pandryshuar çmimin e biletave qeveria do të vazhdojë të mbështesë financiarisht kompanitë e transportit publik si brenda dhe jashtë qyteteve. Edhe për tre muaj, deri në fundin e tetorit, paketa antikrizë do të jetë 5 milionë dollarë.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

Kjo paketë të vazhdojë dhë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator, tetor dhe sigurisht nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë.

 

Me gjithë çmimin më të lartë të naftës krahasuar me vendet fqinje dhe akuzat e opozitës se bordi i transparencës është bordi i vjedhjes së qytetarëve, Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, thotë se çmimi me të cilin sot shitet një litër naftë nuk është abuziv.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi i transparencës është aty për të kontrolluar dhë për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim e as nuk e ulim dot çmimin. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa ndërkohë që në Shqipëri ngrihet, fakt që është totalisht i rremë dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë më çmimin e produktit krudo, ndërkohë çmimi të cilit ne i referohemi në bordin e transparencës ka të bëjë më çmimin e produktit, pra më çmimin e naftës, benzinës apo gazit dhe i referohemi çmimit të bursës plants. Kështu që ështe shumë e lehtë për ta parë si janë çmimet në bursë, janë në rënie apo në ngritje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *