Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu.
Prej shumë vitesh Englent Baku përgatit ballokumen traticionale elbasanase, me recetë të trashëguar nga nëna e tij. Ai tregon se edhe pse ballokumja ka një recetë të thjeshtë në përgatitjen e saj duhet kujdes.
Lexo edhe :
Related Posts
Tradita e do që ballokumja të gatuhet në enë bakri por çfarë ndryshimesh ka sjellë koa?
“Ajo duhet të bëhet në enë bakri, por tani siç ka kaluar koha nëpër punishte kjo nuk respektohet shumë”, thotë Baku.
Kërkesa për ëmbëlsirën e ditës së verës vijon të mbetet e lartë.
“Deri me sot shitjet janë shumë ok, por ka mungesë gjithsesi të njerëzve, shumë kanë ikur”, thotë ai.
Ai thotë se edhe pse shumë qytete të tjera përpiqen ta përgatisin ballokumen sërisht receta elbasanase nuk arrihet dot.
“Sado mundohen të tjerët atë që bëjmë ne nuk e bëjnë dot”, shton Baku.
Përtej traditës, në Elbasan por jo vetëm, shitja e ballokumeve është bërë pjesë e biznesit të pastiçerive. /vizionplus.tv