Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka folur për mediat para fillimit të samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni.

Ursula Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera ajo është shprehur se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj.

“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”,-ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *