Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, nënkryetari Taulant Balla u shpreh se zgjatja e afateve të organeve të Vettingut nuk është çështje e karakterit politik, por është çështje që tejkalon partitë.

 

“Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut nuk është çështje e karakterit politik, por është çështje që tejkalon partitë. Nuk ka një vend tjetër të ngjashëm me Shqipërinë që të ketë kryer pastrim të thellë me vetting të sistemit të drejtësisë.  Le ta lëmë këtë proces që të jetë apolitik.”

 

Sa i përket rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në BE, Balla theksoi se “ngecja e zgjerimit nuk është në dorën e vendit tonë.

 

“E falënderoj kryetaren e Këshillit, për t’u ulur në një tryezë për të diskutuar dhe për të punuar çdo ditë për dobi të kësaj aspirate. Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Nuk është në dorën tonë ngecja e zgjerimit. Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë, pasi ajo ka bërë të qartë se nuk ka asgjë me Shqipërinë. Shpresoj dhe besoj se dy kryeministrat, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bulgarisë, të tejkalojnë shpirtat ballkanik dhe të sillen si europiane. Këshilli i Integrimit të flasë me një gjuhë. Dua të them disa gjëra që janë kryer javët e fundit. Kemi përmbushur në Kuvend paketën e Manival.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *