Subscribe

Taulant Balla i ka konsideruar thashetheme mediatike zërat se ai do të marrë një post në kabinetin qeveritar, madje si Ministër i Brendshëm.

I pranishëm në një aktivitet për 111 vjetorin ë Kongresit të Elbasanit, në këtrë qytet, Balla iu përgjigj pyetjeve të gazetareve mbi këtë cështje por edhe zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Balla tha se prioritet për të është që të siguroje një fitore sa më të madhe të PS në qarkun e Elbasanit.

 

Unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike , por dua të vlerësoj qe PS e Shqipërisë  i qëndron  besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do te kuptojmë se ku duhet të përmirësojme përfaqësimin tonë politikë.Ju garantoj që kjo nuk është  një cështje ku unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.

 

Ashtu sikurse edhe kryeministri Rama, edhe kreu i grupit parlamentar i PS është I bindur se kjo forcë politike do të marrë minimum 74 mandate  në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 

74 është minimumi, por ne mendojmë se do të marrim më shumë.

 

Pyetjes nëse Ditmir Bushati është kundërshtari i padukshëm, nga ata  që e dëmtojnë Partinë Socialiste, sikurse është shprehur Kryeministri, Taulant Balla iu përgjigj:

 

Kundërshtar të padukshëm që dëmtojnë partinë Socialiste janë lloj- lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë si duhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra. Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD.  Partia Demokratike është sot një parti , e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, nderkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e sherbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë eshtë të ofrojmë shërbime publike më të mira për qytetarët .

 

Balla shtoi se deklaratat për rritjet e rrogave në personelin shëndetësor nuk janë për fushatë elektorale pasi qeveria e PS i ka bërë realitet këto gjëra për mësuesit, infermieret dhe mjekët që kur erdhi në pushtet.

 

 

Ne kemi rritur rrogat sapo kemi ardhur ne qeveri  dhe kush e mban mend e di fare mire që një qytetar që punonte në arsim dhe shendetesi me taksen e Saliu paguante me shume sesa me taksimin progresiv, që quhet taksim i ndershëm. Taksimi i ndershëm: kush paguhet me shumë paguan me shumë, dhe kush paguhet me pak taksohet me pak. Kështu, mësues , infermier , punonjës të administratës publike tani taksohen me pak dhe kane marre më shumë në familjet e tyre. Vit pas viti sa kemi pasur mundesi kemi arritur te indeksojme dhe  te rrisim pagat e atyre qe ne kete kohe lufte kanë qënë në vijën e parë. Nga Elbasani në këtë fillim viti shkollor më duhet të shpreh se jemi duke marrë të gjitha masat që klasat të mos kthehen në vatra të përhapjes se virusit. Po ashtu i shpreh ngushëllime familjarëve për jetët e humbura, por është një luftë që po përballet e gjithë bota dhe detyra jonë është të respektojmë masat anti – Covid.

 

Numri dy i PS bëri edhe një analizë të shkurtër të asaj që ka arritur kjo mazhorancë në mandatin e saj të fundit qeverisës duke deklaruar se pritshmëritë kanë qënë më të mëdha, edhe pse krahasimi me atë që gjeti PS kur erdhi në pushtet është i paimagjinueshëm.

 

Ne krahasohemi me veten. Gjithmonë ka vend për permirësime, por një gjë është e sigurtë. Ne jemi sot e vetmja forcë politike ku shqiptarët mund të besojnë votën e tyre qoftë në përgjegjësinë politike por edhe në aspiratën për integrimin e Shqipërisë në BE. Kujtoni ku ishim në 2013 , Elbasani është deshmitar sesi e gjetëm qytetin dhe sesi është sot me infrastrukturë të përmirësuar . Sesi ishin shërbimet publike , ujësjellesi dhe operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. Padyshim  që jemi ende larg asaj që do të kishim dashur të arrinim, por krahasimi me atë që ishim është i paimagjinueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *